Vendosni fjalën kyçe....

Meta mbështet vendimin e BE-së për mos njohjen e zgjedhjeve në Bjellorusi


Kreu i Shtetit Ilir Meta ka dalë në mbështetje të qëndrimit të Bashkimit Evropian për të mos njohur zgjedhjet në Bjellorusi.

Qëndirmi i Metës ka ardhur pas vendimit të BE-së të cilat nuk njohën zgjedhjet në Bjellorusi nga të cilat presidenti Aleksandër Lukashenko u zgjodh sërish në krye të vendit ku më pas filluan edhe revoltat e mëdha qytetare.

Meta shkruan se qytetarët e Bjellorusisë meritojnë sa më parë që të zgjedhin qeverinë nëpërmjet zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

“Mbështes qëndrimin e Bashkimit Evropian për të mos njohur zgjedhjet presidenciale në Bjellorusi.
Qytetarët e Bjellorusisë, ashtu si në të gjitha vendet nën regjim autokratik, meritojnë sa më parë të shprehin verdiktin e tyre përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, që janë kolona vertebrore e çdo sistemi demokratik
“-shkruan kreu i shtetit në reagimin e tij.