Vendosni fjalën kyçe....

Interi siguron shërbimet e Sommerit, zyrtarizimi javën e ardhshme


Interi është edhe më afër kompletimit të transferimit të Yan Sommerit nga Bayern Munich.

Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, tashmë është arritur dhe është në fuqi marrëveshje mes klubeve

Interi do të paguajë në total 6 milionë euro për transferimin e Sommerit.

Portieri zviceran do të udhëtojë drejt Italisë të dielën për të përfunduar kalimin e tij te “zikaltërit”.

34-vjeçari do t’u nënshtrohet testeve mjekësore të hënën dhe pastaj do të pritet vetëm edhe zyrtarizimi.

Siç dihet, Yann Sommer do të nënshkruajë kontratë dy-vjeçare me Interin.