Vendosni fjalën kyçe....

Meta: Qeveria shqiptare përgjegjëse për situatën e rëndë në Kakavijë


Presidenti Meta ka deklaruar se për situatën në pikën kufitare të Kakavijës përgjegjësia është e qeverisë shqiptare.

Në një konferencë për shtyp nga selia e Presidencës, kreu i shtetit theksoi se qytetarëve nuk u ishtë dhënë informacioni i përditësuar lidhur me kalimin në pikat kufitare me Greqinë.

“Situata e krijuar në Kakavijë ka të bëjë me përgjegjësitë e paushtruara të qeverisë ndaj shtetasve të saj. Siç ndodh përherë, ajo e tregon gishtin përherë nga ana tjetër e kufirit por në fakt nuk ka ushtruar detyrimet e saj kundejt qytetarëve.

Çfarë informacioni e sqarimi u është dhënë qytetarëve që udhëtojnë jashtë vendit?

Cfarë paralajmërimi ka bërë qeveria shqiptare për qytetarët që udhëtojnë jashtë vendit?

A ka bërë Ministria e Jashtme një njoftim për qytetarët mbi kuotat e kalimit në pikat kufitare me Greqinë?

Radhë ka pasur edhe në situata normale në këtë kohë dhe muaji gusht mbetet i ngarkuar thuajse përherë, sidomos kësaj here ne kushtet e pandemisë ku kërkohej një trajtim i veçantë nga qeveria.

Radhët e gjata janë të pajustifikuara nga qeveria.” – tha Meta.

Meta shtoi më tej se qeveria tregoi papërgjegjshmëri në menaxhimin e situatës duke mos i paraprirë asaj.

Ndërsa i bëri thirrje asaj që të sigurojë tamponë falas për qytetarët shqiptarë që kërkojnë të udhëtojnë jashtë vendit si dhe të sigurojë që situata të tilla të mos përsëriten.

“Një qeveri e përgjegjshme nuk reagon pas krijimit të situatave të tilla por vepron përpara për t’i parandaluar. Askush nuk i njoftoi qytetarët mbi kushtet e hyrjes në vendin fqinj. Qeveria fajësoi vetë qytetarët për radhët e gjata. Kjo është e pafalshme dhe e papranueshme sepse është papërgjegjshmëri. Dua të falënderoj median për rolin e veçantë që luajti për sensibilizimin e asaj situate të vështirë. Falënderoj gazetarët që u erdhën në ndihmë shqiptarëve të bllokuar. Qeria duhet të sigurojë tamponë falas për qytetarët shqiptarë dhe të marrë masa që ngjarje të tilla të mos përsëriten më në pikat kufitare të Shqipërisë. U kërkoj ndjesë si president qytetarëve që kaluam ato ditë e net me sakrifica të jashtëzakonshme.” – shtoi Meta.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *