Vendosni fjalën kyçe....

Avdullah Hoti shërohet nga koronavirusi, nesër kthehet në punë


Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti është shëruar nga koronavirusi. Këshilltari i tij Xhavit Beqiri ka dhënë detaje mbi gjendjen e kryeministrit pas dy javësh në izolim.

Ai thotë se duke nisur nga nesër, Hoti pritet të kthehet në zyrë.

“Gjendja e kryeministrit është e mirë. Nesër pritet me dal në zyrë, por që do të iu njoftojmë për detaje”, tha Beqiri për mediat në Kosovë.

Kryeministri Hoti doli pozitiv në testin e koronavirusit më datë 2 gusht. Ai thoshte asokohe se nuk ka simptoma të tjera përveç një kolle të lehtë dhe se do të qëndronte i izoluar për dy javë. Ai theksonte se do të punonte nga shtëpia.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *