Vendosni fjalën kyçe....

Pronari i Hotelit në Tushemisht flet pas atentatit: Ndihemi të rrezikuar, kërkoj azil për dy djemtë


Flet pas atentatit në Tushemisht, pronari i hotelit Jetmir Muçllari. Ai ka treguar me detaje tmerrin që ka përjetuar në orët e para të mëngjesit të sotëm, ku dy persona sipas tij kanë qëlluar me kallashnikov. Dhe kjo është hera e dytë që ndodh brenda një jave.

“Ngjarja ndodhi në orën 4:40 min. Kanë qenë dy persona në këmbë, të cilët kanë qëlluar me kallashnikovë, duke shkehur disa karikatorë në drejtim të makinave të parkuara dhe hotelit. Atentatorët kanë qëlluar disa herë në drejtim të dhomës ku flinte djali dhe dy dhomave ku ishin turistë. Nga plumbat nuk ka persona të lënduar. Fillimisht autorët qëlluan në drejtim të rojes së hotelit, duke i kërkuar që të mos lëvizte.

Plumbat dëmtuan dy makinat e mia dhe të djalit dhe 4 mjete të turistëve. Jemi të kërcënuar si familje. Kërkojmë mbrojtje nga policia. Dyshoj se objektiv i atentatit të sotëm dhe atij që ndodhi para një jave ka qenë djali im. I kam denoncuar me emra autorët, por policia nuk po vepron. Kërkoj azil për dy djemtë, pasi këtu ju rrezikohet jeta”, ka thënë Jetmir Muçllari.

Balkanweb publikoi më herët dhe një video nga sulmi i parë, që i ishte bërë djalit të Muçllarit më 1 gusht. 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *