Mauricio Sarri nuk do jetë më trajneri i Juventusit.
Eliminimi nga Liga e Kampionëve i ka kushtuar shumë trajnerit që vetëm pak ditë më parë kishte arritur të fitonte trofeun e parë sezonale në karrierë pasi u shpall kampion më bardhezinjtë.
Juventusi arriti ta fitonte ndeshjen e kthimit me Lionin por nuk i mjaftoi për t’u kualifikuar në çerekfinalet e Ligës së Kampionëve.
Sipas Sportmediaset, janë tre emrat që mund ta zëvendësojnë Sarrin te Juventusi. Simone Inzagi i Lacios, Zinedin Zidan i Realit të Madridit e trajneri i kombëtares, Roberto Mançini.