Vendosni fjalën kyçe....

Do deportonin Maduron drejt SHBA-së, ish-komandot amerikane dënohen me 20 vjet burg në Venezuelë


Dy ish-ushtarakë të forcave speciale ushtarake amerikane, të cilët u kapën në një përpjekje për të depërtuar në Venezuelë për të kapur presidentin Nicolas Maduro, janë dënuar me 20 vjet burg.

Kryeprokurori i Venezuelës njoftoi dënimet e dhëna ndaj Luke Denman, 34 vjeç dhe Airan Berry, 41 vjeç për rolet e tyre në operacionin e dështuar, i cili pretendohet se kishte për qëllim rrëmbimin e Maduros dhe fluturimin e tij drejt SHBA-së.

Sipas Tarek William Saab, dyshja – të dy punonjës të një firme ushtarake private amerikane – pranuan se kishin ardhur për këtë qëllim dhe u dënuan me më shumë se 20 vjet burg.

Denman dhe Berr, dy ish-oficerë amerikanë të dekoruar, u kapën në maj së bashku me një grup luftëtarësh që ata i kishin ndihmuar të stërviteshin, pasi u përpoqën të depërtonin në Venezuelë me anë të një anijeje nga territori kolumbian.

Plani i tyre thuhet se ishte rrëmbimi i presidentit Maduro, kapja e aeroportit të kryeqytetit Caracas dhe fluturimi i tij drejt SHBA-së.

I ashtuquajturi ‘Operation Gideon’ ishte përgatitur nga firma e sigurisë Silvercorp USA me seli në Florida.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *