Vendosni fjalën kyçe....

“Xhihad në emër të IS”, ekstradohet 24-vjeçari nga Taxhikistani i dyshuar për terrorizëm


Ekstradohet drejt Gjermanisë një 24-vjeçar nga Taxhikistani, i akuzuar si pjesë e një organizate terroriste.

Policia thotë se Komron Zukhurov i lindur në Dushanbe, Taxhikistan, u ekstradua sot më datë 03 gusht 2020.
Zukhurov ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar që më 21 prill.

Ai akuzohet se ngriti një celulë terroriste në Gjermani, me qëllim që të ndërmerrte “xhihad” në emër të organizatës së “IS”, dikur “ISIS”. Ai dhe grupi i tij synonin të kryenin sulme kundër “jo besimtarëve” gjermanë, si edhe sulme të tjera brenda dhe jashtë këtij vendi, duke përdorur armë luftarake dhe eksplozivë. 

DETAJET E POLICISË
Më datë 03.08.2020 u krye ekstradimi nga Tirana drejt Gjermanisë, i shtetasit K. Z., 24 vjeç, lindur në Dushanbe, Taxhikistan.

Ky shtetas është kapur më datë 29.04.2020, nga Drejtoria e Antiterrorit, Tiranë, pas një punë inestigative dhe falë shkëmbimit me homologët e antiterrorit në Gjermani.

Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Wiesbaden, Gjermani, pasi autoritetet gjyqësore të Gjykatës Federale në Karlsruhe, me vendim Nr. 2 BGs 245/20 datë 21.04.2020, kanë lëshuar urdhrin e arrestit ndërkombëtar për veprën penale “Anëtar i një organizate të huaj terroriste” parashikuar nga Kodi Penal gjerman.

Rrethanat e ngjarjes:

Ky shtetas, së bashku me personat e tjerë të akuzuar, i udhëhequr nga një besim radikal fondamentalist, ngriti një qelizë në territorin e Republikës Federale të Gjermanisë, me qëllim që të ndërmerrte “xhihad” në emër të “IS”, në kuptimin e një lufte të armatosur kundër “jobesimtarëve”, në Gjermani dhe jashtë saj, me qëllim kryerjen e sulmeve në Gjermani ose Taxhikistan duke përdorur armë zjarri dhe eksplozivë.
Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol ëiesbaden/Gjermani u bë i mundur ekstradimi i tij drejt Gjermanisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *