Vendosni fjalën kyçe....

Kreu i Partisë së Pensionistëve: Vota ime pro ligjit për ndryshimet kushtetuese, zhvillojnë vendin


 

Kryetari i Partisë së Pensionistëve të Shqipërisë, Selami Jenishehri, ka shprehur mbështjetjen e tij dhe të partisë së tij për ndryshimet kushtetuese që pritet të miratohen në seancën e sotme plenare.

Në fjalën e tij, ai tha se partia e tij do i mbështesë gjithnjë ndryshimet që çojnë përpara vendin e ndikojnë në zhvillimin e tij.

“Unë si kryetar i Partisë së Pensionistëve shpreh mbështetjen time dhe votën pro ligjit për ndryshimet kushtetuese. Do e jap votën time pro kurdoherë që do propozohen ndryshime e ligje që çojnë përpara e zhvillojnë vendin. Ne nuk duhet të shohim se kush i propozon këto ligje, por a e çojnë përpara vendin.” – tha ndër të tjera deputeti i opozitës.