Vendosni fjalën kyçe....

“Kurti non grata” – Rama: E pakonfirmuar por edhe e pamohuar


Kryeministri Edi Rama në një konferencë me gazetarët lidhur me situatën në veri të Kosovës, foli edhe për zërat se Kryeministri Albin Kurti mund të shpallet non grata. 

Rama tha se dokumentet që qarkullojnë janë të pakonfirmuara por janë edhe të pamohuara.

Nuk hyj fare në këto sepse, edhe nuk kanë ndonjë rëndësi të veçantë nëse janë apo jo të vërteta, sa kohë nuk janë deklarata publike, por janë dokumente që qarkullojnë, të pakonfirmuara por as të pamohuara. Por, nuk është fati i Kurtit sot në lojë, por i republikës së Kosovës si e tërë. Dhe natyrisht që unë dua vetëm suksesin e Kurtit dhe qeverisë së Kosovës dhe asgjë tjetër, por nuk mund të rri më duke parë në kushtet kur ajo që shoh duhet ndarë me të gjithë, sepse është kërcënim shumë i madh që nuk i vjen Kosovës nga Serbia por reduktimi i marrëdhënieve me aleatët në një nivel ku e humbura e madhe është Kosova. Ky është shqetësimi im“-deklaroi Rama.