Vendosni fjalën kyçe....

Aksident në Kroaci, makina përplaset me kamionin, 6 të plagosur, mes tyre 4 shqiptarë



Katër shqiptarë kanë mbetur të plagosur pas një aksidenti automobilistik në Kroaci. Një shqiptar, 22 vjeç, me qëndrim të përkohshëm në Republikën e Kroacisë, i cili drejtonte automjetin tip Volkswagen Caddy është përplasur me një kamion MAN me targa të Slavonskobrodit që drejtohej nga një boshnjak, në qytetin e Črnec Dugoselski.

Më pas të plagosurve iu është dhënë ndihma mjekësore në Qendrën Spitalore Klinike Zagreb dhe në Spitalin Klinik Dubrava.

Në aksident kanë mbetur të plagosur rëndë të dy drejtuesit dhe katër pasagjerët e veturës, tre shtetas shqiptarë me vendbanim të përkohshëm në Republikën e Kroacisë, të moshës 41, 43 dhe 45 vjeç dhe një shtetas Nepalez, 26 vjeç, raportojnë mediat e huaja.