Vendosni fjalën kyçe....

“Kujdes, Meghan po të hedh trutë e gomarit” – Biografia e re e Familjes Mbretërore zbulon përplasjen mes vëllezërve


Në librin ‘Finding Freedom’, autorët Carolyn Durand dhe Omid Scobie, përsërisin akuzat se William e vuri në dyshim nxitimin me të cilën po lëvizte marrëdhënia e vëllait të tij me aktoren amerikane.

Sipas librit, William mësohet t’i ketë thënë të vëllait që të mos nxitonte dhe të merrte kohën e duhur për t’u njohur me Meghan Markle para se të bënte hapa të tjerë.

Harry thuhet se e ka konsideruar zgjedhjen e fjalëve nga i vëllai si fyese. Libri ofron një version të hollësishëm të ngjarjeve që çuan në përplasje në Familjen Mbretërore deri në largimin e princit Harry me bashkëshorten Meghan e të birin, Archie.

Sipas librit, William, e kishte trajtuar me shumë kujdes të vëllanë duke ndjerë përgjegjësi për t’u kujdesur për të si vëllai më i madh ndërsa Harry ishte fyer duke menduar se i vëllai e shihte si të papjekur.

William mësohet se ka qenë i shqetësuar për izolimin e Harry-t pas njohjes me Meghan Markle dhe largimin e tij nga miqtë e vjetër.

Biografia zbulon gjithashtu se William i ka thënë të vëllait më të vogël se Meghan Markle po i ‘hidhte trutë e gomarit’, gjë që e ka ashpërsuar përplasjen mes vëllezërve.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *