Vendosni fjalën kyçe....

Vrasje politike? Republikanët kërkojnë hetim federal për vrasjen e mbështetësit me ngjyrë të presidentit Trump


Vrasja në mes të ditës e Bernell Trammell të Milwaukee ka bërë që zyrtarët republikanë të bëjnë thirrje për të hetuar nëse 60 vjeçari me ngjyrë u vra për shkak të mbështetjes së tij të hapur për presidentin Donald Trump.

Kryetari i Partisë Republikane në Wisconsin, Andrew Hitt, kërkoi që prokurori Matthew Krueger të hetojë nëse vrasja ‘e pakuptimtë’ ishte e motivuar politikisht. Trammel u qëllua rreth mesditës të së enjtes përpara biznesit të tij të vogël botues, ‘eXpressions Journal’. Policia është ende në kërkim të autorit të krimit.

“Asnjë amerikan nuk duhet të ketë frikë për sigurinë personale për shkak të vendit ku ata jetojnë ose përkatësisë së tyre politike,” tha Hitt të Premten.

Trammell ishte i mirënjohur për qëndrimin jashtë dyqanit të tij ose Bashkisë së Milwaukee me pankarta në duar duke i nxitur kalimtarët të votojnë për presidentin Trump në nëntor.

Ai shfaqi edhe pankarta të tjera me mesazhe fetare ose kundër dhunë si dhe mesazhe në mbështetje të Black Lives Matter.

Vdekja e tij u prit me tronditje në Milwaukee, ku raportohet se ai njihej si person pozitiv, i sjellshëm dhe vetëmohues.

Shqetësimet e konservatorëve nuk janë të pabazuara, pasi armiqësia e të majtëve ndaj konservatorëve me ngjyrë nuk është asgjë e re.

Drew Duncomb, një mbështetës me ngjyrë i presidentit Trump, tha se u qëllua me thikë në mëngjesin e së shtunës nga një ‘djalosh Antifa’ në Portland, i cili e kishte ndjekur.

Një tjetër person me ngjyrë u sulmua nga protestuesit në Portland të premten, pasi qëndroi jashtë gardhit duke mbrojtur gjykatën federale të qytetit dhe duke bërë thirrje për qetësi.