Vendosni fjalën kyçe....

Veselit i vjen përgjigjja nga IKSHP-ja, konfirmohet i infektuar me Covid-19


Kryetari i PDK-së në Kosovë, Kadri Veseli ka rezultuar pozitiv në testin për virusin Sars-Cov 2.

Lajmin e ka konfirmuar vetë, Veseli i cili thotë se përgjigjja i ka ardhur nga IKSHP-ja.

Veseli thotë se gëzon shëndet të mirë deri më tani dhe po qëndron në vetëizolim dhe ka bërë thirrje që të mbahet distanca dhe të respektohen masat.

“Të dashur qytetarë, pak çaste më parë u njoftova nga IKSHP se kam rezultuar pozitiv në testin e kryer për Sars-CoV-2.

Unë jam mirë me shëndet dhe deri në shërim të plotë do të qëndroj në vetizolim.

Ju ftoj të gjithëve që t’i respektoni masat, t’i vendosni maskat, të mbani distancën dhe higjienën!”-shkruan Veseli.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *