Vendosni fjalën kyçe....

Vjosa Osmani kërkon statusin e vendit kandidat për Kosovën në BE


Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani tha se me presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen kishin diskutuar kryesisht për planin e ri të rritjes për Ballkanin Europian.

Osmani tha në një konferencë të përbashkët për media se takimi i sotëm u fokusua në planin e ri të rritjes për Ballkanin Perëndimor, të cilin e prezantoi presidentja von der Leyen, të cilin e quajti hap të rëndësishëm drejt integrimit tonë në tregun e përbashkët europian.

“Ky plan parasheh mbështetjen e Bashkimit Europian nëpërmjet rritjes së asistencës financiare për reformat të cilat duhet të ndërmerren në procesin integrues”, tha presidentja.

Osmani kërkoi gjithashtu edhe vendin e statusit kandidat për Kosovën në BE, në një proces të bazuar me merita.

“Vitin e kaluar Bashkimi Evropian mori vendime të rëndësishme duke i dhënë statusin e vendit kandidat Ukrainës, Moldavia dhe Bosnje e Hercegovina, këto ishin vendim strategjike të cilat rikonfirmuan përkushtimin e BE ndaj vendeve që kërkojnë anëtarësim dhe i kundërpërgjigjen sifidimit ndaj regjimeve autoritare siç është i Putinit. Është e rëndësishme në mbledhjen e dhjetorit të Këshillit të BE-së, BE-ja të avancojë edhe statusin kandidat  për Kosovën gjithnjë në një proces të bazuar me merita”, tha Osmani.