Vendosni fjalën kyçe....

Piloti gjerman habit, bën në ajër simbolin e vaksinës


Një pilot gjerman ka bërë një simbol të vaksinës në qiellin e Gjermanisë jugore, teksa Berlini bëhet gati për nisjen e një fushate masive vaksinimi kundër Covid-19.

Piloti Samy Kramer tha se ai dëshironte të bënte diçka krijuese ndërsa regjistronte orët e fluturimit në Diamond DA20 Katana, një avion i vogël me dy vende.

“Për momentin, unë duhet të mbledh shumë orë fluturimi dhe në vend që të fluturoja kot, unë doja të bëja një kujtesë në ajër që ju duhet të vaksinoheni.” – tha Kramer për një media zvicerane.

Ai tha se ai kaloi rreth gjysmë ore duke hyrë në koordinatat që donte në sistemin e tij të navigimit, por sfida e vërtetë erdhi kur ai ishte në ajër dhe duhej të ishte i saktë me lëvizjet e tij.

Duke u nisur nga Friedrichshafen, një qytet në shtetin jugor gjerman të Baden-Ëürttemberg, Kramer ekzekutoi bukur projektin e artit ajror, dhe madje shtoi ato që dukej se ishin dy pika të vogla që vinin nga maja e ‘gjilpërës’ së shiringës.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *