Vendosni fjalën kyçe....

I prekur nga Covid-19? Veseli sqaron publikun


Kreu i PD-së së Kosovës, Veseli, ka sqaruar lajmet që qarkullojnë në media lidhur me infektimin e tij me Covid-19.

Në një status në Facebook, ish-kreu i Kuvendit shkruan se ka pasur disa simptoma të lehta dhe për këtë arsye ka bërë sot testin.

Ai pohon se është vetëizoluar deri në dalje të rezultatit të analizës dhe bëë thirrje për respektimin e masave të vendosura.

“Të nderuar qytetarë,

Pas disa simptomave të lehta dhe dyshimeve që potencialisht mund të jam infektuar me Sars-CoV-2, sot e kam bërë testin. Në përputhje me rekomandimet e institucioneve, jam vetizoluar deri në konfirmimin e rezultatit. Apeloj te të gjithë qytetarët që t’i respektoni masat, t’i vendosni maskat, të mbani distancën dhe higjienën!” – shkruan Veseli.