Vendosni fjalën kyçe....

Kapet gomonia në Karaburun por s’ka drogë, dyshohet se skafistët e hodhën në det


Pas një operacioni 5-orësh, kapet mjeti lundrues i dyshuar me drogë në Vlorë.

Gomonia u braktis nga skafistët pas kthimit në Vlorë dhe u bllokua nga policia. Lënda narkotike dyshohet se është hedhur në det.

Forcat e policisë kanë rrethuar gjithë zonën dhe janë vënë në kërkim edhe nga toka për të gjetur skafistët.

 Për të kapur gomonen u angazhuan policia kufitare, forcat delta, rojet bregdetare, dhe Guarda di Finanza. Ende nuk ka detaje zyrtare nga policia lidhur me aksionin.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *