Vendosni fjalën kyçe....

Vendet perëndimore shqetësohen për rritjen e tensioneve në Arktik – FT


Qeveritë perëndimore thuhet se kanë ngritur frikën se Rusia dhe Kina do përfitojnë nga trazirat gjeopolitike duke rritur ndikimin e tyre mbi rajonin e pasur me burime të Arktikut.

Politikëbërësit e lartë në Perëndim janë të shqetësuar se Arktiku nuk është më i izoluar nga tensionet gjeopolitike që janë më të zakonshme në pjesë të tjera të botës, raportoi Financial Times në fillim të kësaj jave.

Ministri i Jashtëm finlandez Pekka Haavisto u ankua se rezultati mund të ishte ‘një Arktik pa rregulla, ose një zonë Arktike pa qëllime të përbashkëta për ndryshimin e klimës. Do ishte falas për të gjithë që ta përdorin për rrugët e transportit, për lëndët e para’.

Një tjetër diplomat i lartë i tha FT se duke pasur parasysh praninë e Moskës në rajon, teksa kufijtë e vendit shtrihen në më shumë se 50% të vijës bregdetare të Oqeanit Arktik, ‘axhenda që duam të promovojmë në Arktik nuk ka shumë kuptim pa Rusinë. Nga ana tjetër, ne nuk mund të bashkëpunojmë me Rusinë tani’.

Ka një frikë në Perëndim se Rusia dhe Kina do hyjnë në vakumin e bashkëpunimit duke ngritur modelin e tyre të Këshillit Arktik.

Ministria e Jashtme ruse paralajmëroi muajin e kaluar se Moska mund të përfundojë anëtarësimin e saj në Këshillin Arktik nëse përjashtohet nga aktivitetet e grupit. Një përjashtim i tillë do shkelte të drejtat e Rusisë, tha në një intervistë për TASS, Nikolay Korchunov, përfaqësuesi i lartë i Moskës në këshill.

“Vështirë se do ishte e mundur që vendi ynë të vazhdojë të marrë pjesë në aktivitetet e kësaj organizate.”

Norvegjia mori detyrën si kryetare e këshillit muajin e kaluar, kur radha e Rusisë në krye të saj. Pekini është bërë gjithnjë e më aktiv në rajonin polar dhe ka fituar statusin e vëzhguesit në Këshillin e Arktikut, si vend joanëtar, në vitin 2013.

Kina zbuloi planet në vitin 2018 për të krijuar një ‘Rrugë Polare të Mëndafshit’ duke zhvilluar rrugët e transportit në Arktik. Në vitin 2019, Danimarka bllokoi përpjekjet e një kompanie shtetërore kineze për të ndërtuar dy aeroporte në Groenlandë.