Vendosni fjalën kyçe....

Freedom House publikon raportin për demokracinë, Shqipëria shënon rënie: Konfliktet institucionale, korrupsioni, pandëshkueshmëria dhe sulmet ndaj mediat janë shqetësuese


Organizata Freedom House ka publikuar raportin për Shqipërinë lidhur me demokracinë në Shqipëri përgjatë vitit 2019.

raport thuhet se demokracia përgjatë viti 2019 është përkeqësuar duke përmendur frikën për rritjen e autoritarizmit, krizat politike të derivuara sipas saj nga ndryshimet kushtetuese në vitin 2008 si edhe konfliktet institucionale.

Demokracia në Shqipëri u përkeqësua në vitin 2019, duke materializuar kështu frikën e gjatë të autoritarizmit në rritje dhe një sistem jofunksional të mekanizmave për të kontrolluar dhe balancuar fuqitë qeveritare. Krizat e përsëritura politike u rritën edhe një herë si rezultat i ndryshimeve kushtetuese të vitit 2008 që parashikuan liderë të fuqishëm ekzekutivë dhe partiakë, duke shkatërruar integritetin e përfaqësimit politik dhe një Parlament të dobësuar. Gjatë këtij viti, Shqipëria dëshmoi jo vetëm krizën politike “tjetër”, por edhe shfaqjen e konflikteve institucionale dhe zbulimin se sistemi aktual i kontrolleve dhe ekuilibrave është i paefektshëm në parandalimin e tyre. Në këtë klimë politike të ngritur, tendencat shqetësuese u vunë re në fushat e qeverisjes demokratike kombëtare, proceset zgjedhore, pavarësinë e mediave dhe korrupsionin”-thuhet ndër të tjera në raport.

Sipas organizatës, krahasuar me vitin paraardhës, Shqipëria shënoi rënie nga 3.50 në 3.25 pikë në fushën e qeverisjes demokratike, për shkak të një sërë krizash që prekën institucionet, duke përfshirë dorëheqjen në bllok të opozitës parlamentare, një procedure për shkarkimin e Presidentit dhe përplasjeve mes gjykatave dhe parlamentit.

Në sferën e procesit zgjedhor, Shqipëria ra nga 4.50 në 4.25 pikë, për shkak të bllokimit të reformës zgjedhore dhe konfliktit politik lidhur me zgjedhjet e parakohshme vendore.

Gjithashtu pavarësia e mediave vazhdoi të kërcënohej seriozisht në vitin 2019, duke kulmuar me një paketë legjislative kundër shpifjes të miratuar nga Parlamenti në Dhjetor, si dhe censurimin e qeverisë së mediave në internet, ku këtë vit vendi ynë shënon 3.75 pikë nga 7.

Pandëshkueshmëria e zyrtarëve të lartë vazhdoi të ishte problem në vitin 2019, thotë organizata.

Prokuroria, thuhet në raport, nuk arriti të hetojë me shpejtësi akuzat e ngritura nga Partia Demokratike (PD) dhe media për rolin e krimit të organizuar në blerjen e votave gjatë zgjedhjeve të parakohshme për kryetarë bashkie në Dibër dhe zgjedhjeve të përgjithshme të 2017 në qarkun e Durrësit.

Në raport thuhet se edhe korrupsioni vazhdoi të ishte shqetësues në vitin 2019, ndërkohë që arritjet modeste në luftën kundër korrupsionit të vogël mbetën në hije për shkak të shqetësimeve serioze për pandëshkueshmërinë. Në vitin 2019 u shtuan po ashtu shqetësimet për korrupsionin e madh dhe kapjen e shtetit.

Në raport përmendet se Bashkimi Evropian e shtyu dy herë vendimin për të hapur negociatat e pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, duke dëmtuar besueshmërinë e vet dhe duke rrezikuar seriozisht arritjet e reformave në të dyja vendet.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *