Vendosni fjalën kyçe....

Darka informale për rikonfirmimin e Enkelejd Alibeajt si kryetar grupi, deputetët që nuk shkuan


Pak ditë para nisjes së sesionit të ri parlamentar, u mblodhën në një darkë informale deputetët mbështetës të ish-kryetarit të PD-së, Lulzim Basha.

Sipas “News 24”, në këtë mbledhje organizatori Lefter Gështenja kishte kontaktuar 34 deputetë për t’u bërë pjesë e takimit, por në mbledhje morën pjesë fizikisht 20 prej tyre. Kishte deputetë që vërtet s’morën pjesë fizikisht por dhanë konfirmimet e tyre përmes “whatsapp”-it.

Pika e parë e diskutimit ishte rikonfirmimi i Enkelejd Alibeajt si kryetar i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike. 28 deputetë ishin të unifikuar në rikonfirmimim e Enkelejd Alibeajt si kryetar grupi dhe kërkuan që ai të ketë një rol më aktiv dhe më vendimmarrës në lidhje me punën e grupit.

Ndërkohë mësohen edhe emrat e deputetëve që refuzuan të shkonin në këtë takim. Ata ishin Tomor Alizoti, Grida Duma, Ervin Salianji, Zef Hila, Greta Bardeli, Lindita Metaliaj dhe Xhelal Mziu.