Vendosni fjalën kyçe....

Shpallja e lumit Vjosa “Park Kombëtar”, Leonardo DiCaprio: Një hap më afër



Aktori i njohur Leonardo DiCaprio i cili vazhdimisht ka ngritur zërin për kauzat e mjedisit, i ka kushtuar një tjetër postim Lumit të Vjosës.

Ai shkruan se qeveria e Shqipërisë është një hap më afër parkut të parë kombëtar të lumit të egër të Evropës.

 “Qeveria e Shqipërisë është një hap më afër parkut të parë kombëtar të lumit të egër në Evropë, pasi së fundmi ka partneritet me @Patagonia për të mbrojtur lumin Vjosa – një përpjekje që përfshin fushatën #SavetheBlueHeartofEurope.

Lumi Vjosa i Shqipërisë është lumi më i madh i egër në Evropë. Lumi dhe degët e tij rrjedhin të pazbutur nga burimi në det, duke krijuar një ekosistem të biodiversitetit që mbulon mbi 300 km. Ajo është shtëpia e 1,100 llojeve të kafshëve, duke përfshirë 13 kafshë të kërcënuara globalisht dhe dy specie bimore.”-shkruan aktori, i cili ka qenë pjesë e nismës kundër ndërtimit të HEC-eve mbi këtë lumë.