Vendosni fjalën kyçe....

E hedh për t’u ndeshur me kundërshtarin, gjeli i vërsulet e gjakos pronarin (Video)


Një përleshje gjelash në qytetin meksikan Colima, u shndërrua në gjakderdhje, pasi gjeli u kthye kundër pronarit të tij, sipas raporteve të mediave lokale.

Pamjet nga ringu i gjelave, që qarkullojnë në internet, tregojnë dy burra që përplasin gjelat e tyre kundër njëri-tjetrit për një ndeshje. Një nga shpendët, megjithatë, vendosi të sulmonte pronarin e tij në vend të gjelit rival, duke i dhënë goditje të shumta në këmbën e tij në pak sekonda. Pronari i gjelit më në fund arriti të rrëmbejë shpendin, ndërkohë që gjeli rival shfrytëzoi mundësinë për të dhënë disa goditje mbi të.

 

Burri gjithashtu pësoi një plagë në krah në përleshje, por nuk ishte menjëherë e qartë se cili nga shpendët ishte përgjegjës për të. Burri më pas u rrëzua përtokë me gjak që i rridhte nga këmba, pasi gjeli me sa duket i kishte shkaktuar një dëm të konsiderueshëm.

Më pas, turma që vëzhgonte përleshjet e gjerave nxitoi t’i fashonte këmbën burrit, duke e tërhequr zvarrë nga ringu. Pamjet shtesë, të marra pas incidentit tregojnë se burri pësoi të paktën tre goditje të thella në këmbë.

Lufta me gjela mbetet e ligjshme – ose, të paktën, tolerohet – në pjesën më të madhe të Meksikës, me ndeshjet që zhvillohen në mënyrë rutinore gjatë panaireve rajonale dhe festimeve të tjera.