Vendosni fjalën kyçe....

Motori humbet kontrollin dhe del nga rruga, humbet jetën 38-vjeçari në Mirditë


Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur pasditen e sotme në Rubik të Mirditës. Ngjarja ndodhi rreth orës 19:00.

Mësohet se drejtuesi i motoçikletës, shtetasi me inicialet Xh.N., 38 vjeç, ka humbur kontrollin e mjetit duke dalë nga rruga, ku për pasojë ka gjetur vdekjen.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethana të ngjarjes.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *