Vendosni fjalën kyçe....

Rama i përgjigjet Vetëvendosjes: Unë nuk e udhëzoj “gjarprin”, s’kam ardhur si avokat i Thaçit


Gazetarët e kanë pyetur kryeministrin Edi Rama, nëse i ka dhënë ndonjë këshillë presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, që të mos japë dorëheqjen nga pozita e të parit të shtetit.

E Rama tha se nuk e udhëzon askënd.

 “Unë… unë të udhëzoj gjarpërin..  Kështu e ka pasur pseudonimin në kohë të luftës. Unë nuk udhëzoj askënd”, tha Rama.

Më pas ai shtoi se ka parë udhëzues të popullit në Kosovë, duke nënkuptuar liderin e Vetëvendosjes, Albin Kurtin.

“Kam parë në Kosovë udhëzues të të gjithë popullit, kudo që ndodhet po unë vetë jo. Nuk mendoj që proletarët e të gjitha vendeve duhet të bashkohen, unë mendoj që ne të gjithë duhet të bashkohemi në qëllim. Sigurisht secili ka kënvështrimin e vetë për arritjen e qëllimit, por, sigurisht duhet të jemi respektues ndaj njëri tjetrit, kur mendojmë ndryshe nga njëri tjetri, të paktën për tema të mëdha. S’kemi tema më të mëdha këto, integrimi në BE është temë e madhe por nuk është aq e madhe sa njohja e Kosovës nga Serbia”- tha Rama.

Ndërsa më parë gjatë fjalës së tij, Rama tha nuk ka ardhur në Kosovë si avokat personal i presidentit e kreut të PDK-së. Përsëri këtu duke iu përgjigjur Vetëvendosjes.

 “Zërat vijnë e shkojnë, historia nuk duhet të jetë subjekt i përpjekjes për ta shkruar apo rishkruar me zëra që vijnë e shkojnë, por që të jemi të drejtpërdrejtë s’kemi ardhur këtu si grupi i avokatëve të Hashim Thaçit apo Kadri Veselit, as të ju qëndrojmë pranë moralisht dy njerëzve që janë edhe figura institucionale, por, kemi ardhur këtu sepse unë besoj shumë fortë se këtu jemi në një moment shumë kritik që mund të kenë konseksuenca të rënda për Kosovën”, ka thënë Rama.

Anëtari I Vetëvendosjes, Elvis Hoxha dje ka shkruar ditën e djeshme në Facebook se kryeministri i Shqipërisë është nisur në Kosovë për një pelegrinazh në mbrojtje të Thacit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *