Vendosni fjalën kyçe....

Isa Mustafa: Sot jam konfirmuar me Covid-19


Kryetari i LDK-së Isa Mustafa, është konfirmuar me koronavirus. Lajmin e ka bërë të ditur vetë ai, përmes një postimi në rrjetet sociale.

Ai thotë se nuk ndjen asnjë problem tjetër shëndetësor, përveç një plogështie.

“Sot, pas analizave te kryera, kam rezultuar pozitiv me Covid-19. Përveç një plogështie, nuk vërej ndonjë shqetësim tjetër shëndetësor. Anëtarët e tjerë të familjes nuk janë të prekur. Ditet në vijim to të jem i izoluar. Apeloj te të gjithë për kujdes maksimal”.– shkruan Mustafa.

Kujtojmë se mes radhëve të LDK-së ka disa zyrtarë të infektuar me Covid-19 tashmë. Por nuk dihet nëse rasti i Mustafës ka ardhur si rezultat i kontaktit me ndonjërin prej tyre, apo në rrugë tjetër.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *