Vendosni fjalën kyçe....

Deputeti i LDK-së i prekur me Covid-19: Sot kam më pak simptoma


Pak ditë më parë, deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haxhi Avdyli, zbuloi se ishte infektuar me koronavirus, por pa zbuluar detaje.

Sot ai tregon se tashmë po shkon drejt shërimit dhe nuk ka më simptoma të sëmundjes.

“Sot e fillova një ditë me shumë pak simptoma. Po shkoj drejt përmbylljes së suksesshme të përballimit me Covid. Faliminderit të gjithëve për thirrjet (disa skam mund edhe ti hap), mesazhet, shkrimet e ndryshme. Faleminderit e ju dua të gjithëve. Shpejt edhe do shihemi… #mbanimaskë #mbanidistancë #mbanipasterti”, shkruan Avdyli.

Kujtojmë që i infektuar me Covid-19 është edhe shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi bashkë me familjen e tij.

Pavarësisht se gjatë kësaj kohe, Avdyli ka qenë i izoluar, ai ka qenë aktiv lidhur me zhvillimet në Kosovë.

Përmes një postimi në rrjetin social në Facebook, ai akuzoi kreun e LDK-së Isa Mustafa se ai po pengon që Ligji Anticovid të mos procedohet në Kuvendin e Kosovës, meqë ideatore e tij është Vjosa Osmani.

“Të enjten që vjen mbahet seanca e radhës e Kuvendit të Kosovës për aprovimin e marrëveshjeve ndërkombëtare e ligjeve tjera. Edhe pse jam në fazë të përmirësimit nga Covid nuk mund të marrë pjesë në seancë por dua ta shpreh zhgënjimin e thellë që edhe 33 ditë pas formimit të Qeverisë Hoti, Ligji Anti Kovid po pret në sirtar të Qeverisë. Asnjë sqarim pse akoma nuk dorëzohet opinioni për këtë ligj, ku është pengesa për zotin Hoti apo pengesa është Isa Mustafa vetëm pse ky ligj ka autore Krye parlamentaren Osmani”– shkruan Avdyli.

Më pas ai i bëri apel Isa Mustafës që ta lirojë qeverinë e Kosovës, të lërë inatet personale dhe të procedohet në Kuvend ky ligj i rëndësishëm, sa nuk është vonë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *