Vendosni fjalën kyçe....

Me pistoletë në brez për të vrarë nënën, arrestohet 38-vjeçari në Lushnjë


Policia e Lushnjës ka arrestuar një 38-vjeçar i cili dyshohej se do kryente krim të rëndë në familje. Shtetasi me inicialet E.D ishte konfliktuar me nënën e tij dhe dyshohej se do ta vriste.

Policia i sekuestroi 38-vjeçarit një armë zjarri pistoletë, me silenciator dhe 43 fishekë.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë shtetasin E.D, 38 vjeç, banues në Dushk, Lushnjë. Policia e Lushnjës ka marrë njoftim në rrugë operative se ky shtetas po konfliktohej me nënën e tij, në banesën e tyre, në Dushk të Lushnjës. Policia ka vlerësuar menjëherë informacionin dhe falë reagimit në kohë u bë e mundur kapja në flagrancë e tij dhe gjetja në trup e një arme zjarri pistoletë me silenciator”, sqaron policia në njoftim.

Gjithashtu në cilësinë e provës materiale u sekuestruan edhe 43 fishekë luftarakë.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *