Vendosni fjalën kyçe....

Rama tha se do hapte listat, Basha: Sapo prishi marrëveshjen e 5 qershorit


Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ka reaguar i revoltuar pas deklaratave të sotme të kryeministrit Edi Rama se do të hapë listat. Sipas Bashës, me vendimin e sotëm, Rama ka prishur marrëveshjen e 5 qershorit për Reformën Zgjedhore.

“Në radhë të parë dua t’ju përshëndes juve, qytetarët dhe gazetarët që keni ardhur nga një tjetër konferencë nga ku keni parë njeriun më të tmerruar nga zgjedhjet e ardhshme që Shqipëria ka njohur në këto 30 vite pluralizëm. Tmerri dhe frika ka kohë që manifestohet në gjuhën dhe veprimet e tij por sot ka arritur një rekord.

Një nga rekordet për të cilat do mbahet mend Edi Rama, është rekordi i kryeministrit në ikje më të tmerruar dhe të frikësuar nga zgjedhjet e ardhshme.

Me deklaratëne  sotme, Rama ka prishur marrëveshjen e 5 qershorit, për të cilën u investuan forcat poltiike me dakordësinë konsensuale dhe mbështetjen e ndërkombëtarëve.

Në këtë marrëveshje qendrore, ishte miratimi me konsensusi i Reformës Zgjedhore. Ne si opozitë, në këto 7 muaj kemi bërë gjithçka për arritjen e një marrëveshje për Reformën Zgjedhore. Nuk ishte ajo që dëshironim por ishte minimum më i mundshëm.

Besoj se për këdo që e njeh politikën, ishte e qartë që kishim të bënim me një njeri në panik.”– ka deklaruar Basha në një bashkëbisedim me gazetarët.

Basha thekson se diskutimi i sotëm i Ramës nuk ishte për listat e hapura, por fshihte pas qëllimet e tij për të penguar koalicionet parazgjedhore.

“Diskutimi i sotëm nuk është për listat e hapura, por për koalicionet parazgjedhore, të cilat që prej fillimit të demokracisë, janë të sanksionuara në Kushtetutën e Shqipërisë dhe në Kartën Europiane për të drejtat e njeriut. Ky është halli i vërtetë i Edi Ramës. Pra sot ranë dorezat edhe maskat.”– tha Basha./Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *