Vendosni fjalën kyçe....

“Me popullin e 2 marsit të shpallim non grata rilindjen mavi e atë pjesë të rilindjes blu të pazareve të 17 majit” – Mesazhi i Metës


Ish-presidenti Meta pohoi sot gjatë fjalës në Konventën Kombëtare të LSI-së se gjendja e vendit është tejet kritike dhe se duhet ndërhyrje e menjëhershme për të shmangur falimentimin.

Ai tha se nuk mund të fshihet ndërkohë që vendi është në një gjendje kritike e po synohet zhbërja e tij.

“Gjendja është tejet kritike dhe ata presin falimentimin e vendit. Është situatë kritike e duhet të reflektojmë që mos përfundojmë si Greqia, në falimentim. S’kem pse falimentojmë pse kleptokratët për inceneratorët nuk kanë frena, nuk kanë respekt as për të vdekurit. Është koha për veprim, për organizim dhe jam këtu sepse nga ‘lufta veç ai largohet që është lindur tradhëtor’. T’i largohesh betejës për liri, demokraci e sovranitet është tradhjëtio kombëtare për çdo shqiptar për më tepër për një shqipatr si Ilir Meta. Jam këtu për të marrë çdo përgjegjësi ne emër të të gjithë shqiptarëve patriotë, demokratë. As Ilir Metës mos i besoni, besojini vetes suaj. Bëhuni më të përgjegjshëm për veten tuaj, famijet tuaja, për dinjitetin e vendit tonë. Edi Rama është një mercenar, nuk ka asnjë gram gjak shqiptari. Ka beteja për të cilat ia vlen edhe të vdesësh.”­ – tha Meta.

Teksa njoftoi ndryshimin e emrit të LSI-së në Partia e Lirisë, Meta tha se synimi i saj është shpëtimi i vendit nga mafia kombëtare e ndërkombëtare që synon ta kthejë Shqipërinë në bazë pastrimi parash e qendër logjistike për krimin e organizuar.

“Sot me besa-besë, me gjithë shqiptarët e ndershëm, me popullin e 2 marsit të shpallim non grata kleptokracinë, rilindjen mavi dhe atë pjesë të rilindjes blu të pazareve të 17 majit. S’jam këtu për asgjë tjetër veçse për t’u treguar shqipfolësve gjakprishur po edhe gjithë botës se ne jemi një popull me dinjitet, europian,  që padrejtësisht kjo mafie për interesat e saj po edhe mafies ndërkomëbtare që e duan Shqipërinë si një vend për pastrimin e parave dhe qendër logjistike për krimin e organizuar, t’u themi që ky është vendi ynë, një vend me të cilin askush nuk mund të luajë, kemi vetëm një rrugë dhe ajo është referendumi. Ai do jetë Shpata e Damokleut, mbi uzurpatorët, oligarkët e pangopur, garancia se sovraniteti s’i përket popullit vetëm në letër dhe se ata që prekin Kushtetutën do e kenë fatin e zi.” – tha Meta.