Vendosni fjalën kyçe....

Arrestohet Guvernatori në Rusi, akuzohet si kreu i bandës që ekzekutonte biznesmenë


Agjentët e Shërbimit Federal të Sigurisë (FSB) në Rusi kanë arrestuar Sergey Furgal, Guvernatorin e Khabarovskut, me dyshimin për organizimin e vrasjeve të biznesmenëve të shumtë rreth një dekadë më parë.

Politikani është akuzuar për drejtimin e një bande kriminale dhe urdhërimin e vrasjes të ‘një numri sipërmarrësish’ midis 2004 dhe 2005. Komiteti Hetues i Rusisë ndau një video të arrestimit të Furgal në një bastisje në mëngjes të enjten, por pak hollësi në lidhje me hetimin.

Sipas një burimi nga agjensia e lajmeve TASS, çështja përfshin ‘të paktën dy episode vrasjesh dhe një vrasje të mbetur në tentativë’ – vrasjet e Yevgeny Zori në 2004 dhe Oleg Bulatov në 2005, dhe vrasjen e mbetur në tentativë të biznesmenit Alexander Smolsky.

Përveç Guvernatorit Furgal, autoritetet më parë arrestuan katër anëtarë të tjerë të dyshuar të të njëjtit grup të krimit të organizuar, me qendër në Lindjen e Largët të Rusisë.

Furgal ka qenë guvernator që nga shtatori 2018 dhe është anëtar i Partisë Liberal Demokrate.

Në zgjedhjet e fundit, ai mundi Vyacheslav Shport, kandidatin nga partia politike në pushtet e Rusisë, Rusia e Bashkuar.

Para se të bëhej politikan, Furgal drejtoi një kompani që tregtonte lëndë druri, dhe më pas një biznes hekuri.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *