Vendosni fjalën kyçe....

“Mblidhini këta që bredhin, m’i largoni!”- Polici pa uniformë përzë qytetarët nga sheshi përballë Piramidës


Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një video në rrjetet sociale, për të akuzuar policinë se sillen si një bandë karshi qytetarëve.

Videoja është realizuar te sheshi përballë Piramidës, ku ndodhet Memoriali i “Tre vëllezërve Frashëri”. Në video shihet një drejtues policie i veshur civil, i cili komandon forcat e tjera të rendit dhe u thotë të largojnë qytetarët nga sheshi.

Një qytetare e cila ishte me fëmijët që po hanin akullore, i kërkon drejtuesit të pilicisë të identifikohet she se ai s’mund ta largojë nga sheshi.

 “Hajdeni çuna, hajde komandat, hajde mi mblidh këta të gjithë. Mi merrni të gjithë këta që bredhin këtu, mi largoni”– thotë drejtuesi i policisë.

Qytetarja e kundërshton: “Po jo, ne po hamë akullore me fëmijët”. “Mos filmo me kamera se është e ndaluar!” – thotë drejtuesi i policisë.

“Si është e ndaluar me çfarë ligji? Ai është një person i veshur si unë”– thotë qytetarja.

Ish-kryeministri Berisha, i cili ka publikuar pamjet thotë se policët po sillen si “bandë bashibuzukesh”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *