Vendosni fjalën kyçe....

Dënohet me 24 vite burg Ahmet Ajeti, tentoi të vrasë Lulzim Berishën në 2005-ës


Dënohet me 24 vite burg nga gjykata, Ahmet Ajeti i cili akuzohet se ka tentuar të vrasë Lulzim Berishën në vitin 2005. Por për shkak të gjykimit të shkurtuar, ky dënim ulet në 16 vite.

Çështja e Ahmet Ajetit ishte transferuar nga GJKKO për kompetencë të Gjykatës së Durrësit, e cila sot ka dhënë vendimin.

Ahmet Ajeti u shpall fajtor, për ngjarjen e 30 gushtit të 2005-ës ku tentoi të vrasë ish- kreun e bandës së Durrësit, Lulzim Berishën në bashkëpunim me Osman Korpuzin.

Besohet se porositësit ishin Endrit Dokle dhe Adriatik Coli, të cilët u kishin ofruar të dyshuarve 80 mijë euro.

Kështu në 30 gusht të 2005, ata shkuan drejt lokalit të Berishës, por Ahmet Ajeti u vetëplagos dhe vrasja mbeti në tentativë.

Por Ahmet Ajeti e ka mohuar gjithmonë të jetë autor, madje thotë se ditën e ngjarjes është vetplagosur me qëllim që mos kryejë vrasje pasi kishte shkuar në Durrës për punë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *