Vendosni fjalën kyçe....

Dëshmia e Alizotit, Vasili: Presim Ramën të flasë trapllëkun e radhës


Pas publikimit të dëshmisë së Fredi Alizotit mbrëmjen e kaluar, kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes socialiste për Integrim Petrit Vasili, pret një reagim nga kryeministri Edi Rama.

Sipas Vasilit, me publikimin e videos, policia dhe prokuroria si institucione u provuan si të inkriminuara në fshehjen e krimeve.

“Kryeministri po mbyll ditet e tij te fundit si nje ordiner.

Pas ngjarjeve te fundit ku prokuroria dhe policia e tij rane pertoke te perdhosur si institucione ordinere dhe te inkriminuara ne fshehjen e krimeve dhe mbeshtetjes se krimineleve presim kryeministrin te flase trapllekun e radhes.
Kryeministri ka ndertuar vetem nje model, ate te mashtruesit te pacipe dhe kete jua ka instaluar edhe te gjithe imbecileve, qe e rrethojne e bashkplackisin shtetin me të.
Pa dinjitet,genjeshtar ordiner,llafazan qe flet vetem debilitete dhe shpineperkulur perpara krimineleve dhe cdo lloji tjeter horri ky eshte ordineri, qe shqiptaret kane ne krye te qeverise.
Ato standarte morale dhe te dinjitetit, qe kane pushtetaret e sërës se tij kudo ne glob nuk kane asfare te bejne me kete syfet ne krye te qeverise shqiptare.
Ky kryeminister e ka te sigurte vendin ne histori si me i neveritshmi dhe me i padinjiteti kryeminister qe ky vend ka pasur ndonje here.
Ne shenje respekti per vehten mos e degjoni më jargavitjen mashtruese idiote te tij dhe te idioteve qe kane marre persiper te ikin bashke me te.
Sa turp.
Ky kryeminister po i mbyll ditet e tij thjesht si nje ordiner.”, shkruan Vasili.

Deputeti i PD-së, Ervin Salianji publikoi mbrëmë në emisionin ‘Opinion’ ku ishte i ftuar, një video në të cilën shfaqej Fredi Alizoti, i cili deklaronte se i është bërë presion nga Drejtori i Policisë dhe kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, për të deklaruar se zëri në audiopërgjimin e Agron Xhafajt, ishte i tiji dhe jo i vëllait të Ministrit të Brendshëm.

Në videon e publikuar,  Fredi Alizoti  tregon se si Ardi Veliu e merr në makinë , ku së bashku me Taulant Ballën,  i ofrojnë lek për t’u ofruar si aktor.

“Drejtori i Përgjithshëm më ka marrë në telefenon dhe më tha ku je të vij të të marr, ka ardhur makina e zezë MB dhe më ka marrë më ka çuar në prokurori”, janë fjalët e Alizotit në video.

Po ashtu ai përmend edhe emrin ‘Taulant’, që sipas deputetit Salianjit, është  kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *