Vendosni fjalën kyçe....

Lëvizje në kampin opozitar, Meta takim me Berishën në selinë e PD-së


Kreu i Partisë së Lirisë Meta ka shkuar në selinë blu për një takim me kreun e PD-së, Berisha.

Takimi pritet të ketë në fokus bashkërendimin e aksionit opozitar si dhe zgjedhjet vendore të viti 2023.

Meta u shoqërua gjatë takimit me Berishën nga deputeti i PL-së, Vasili.

Takimi vjen pas deklaratave të herëpashershme nga të dy kampet për një bashkëpunim në zgjedhjet lokale të vitit të ardhshëm.