Vendosni fjalën kyçe....

Meta letër Ruçit: Të takohemi sa më shpejt për procesin e ngritjes së Kushtetueses


Ditën e sotme, presidenti i vendit Ilir Meta i ka dërguar një letër kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçit.

Përmes kësaj letre, Meta i kërkon Ruçit një takim sa më shpejt të jetë e mundur, për procesin e ngritjes së Gjykatës Kushtetuese.

“Sot i kemi përcjellë shkresën kryetarit të Kuvendit për të zhvilluar një takim sa më parë të ketë mundësi nga e hëna që vjen. Ju do të thoni pse nga e hëna? Sepse sot kemi të përkthyer në mënyrë të certifikuar dhe zyrtare raportin e Komisionit të Venecias.

Ky është një dokument zyrtar dhe përgjegjësi të plotë nga institucioni i presidentit, do u dërgohet të gjitha institucioneve, përfshirë edhe Kuvendit, nëse edhe ata kanë bërë një përkthim të certifikuar e mirëpresim, po ashtu do ia nisim KED-së. Gjykata Kushtetuese duhet të jetë sa më shpejt funksionale, është kryekusht edhe për integrimin”– thotë Meta.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *