Vendosni fjalën kyçe....

“S’e dija që isha e dyta” – Çiklistja holandeze feston si e çmendur, kujton se fitoi medaljen e artë


Çiklistja holandeze Annemiek van Vleuten mendoi se kishte fituar medaljen e artë në Lojërat Olimpike të Tokios 2020 por u surprizua kur moriv esh se Anna Kiesenhofer e Austrisë e kishte kaluar vijën e finishit një minutë më herët.

30-vjeçarja Kiesenhofer u bë sportistja e parë që fitoi një medalje në Olimpiadë për Austrinë deri tani. Megjithatë ajo u habit jashtë mase kur teksa gëzonte duke menduar se kishte fituar medaljen e artë, në fakt kishte dalë e dyta.

Megjithatë duhet thënë se edhe anëtarët e stafit të ekipit holandez nuk ishin në dijeni se çiklistja austriake kishte kaluar finishin një minutë më parë, duke mbetur të habitur.