Vendosni fjalën kyçe....

Kamëz: Makina përplas 10-vjeçarin që ecte me biçikletë


Një 10-vjeçar ka mbetur i plagosur pasi është aksidentuar nga një makinë teksa lëvizte me biçikletë. Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 17:53, në rrugën “Kosova”, në Kamëz.

Sipas njoftimit të Policisë, mjeti me drejtues shtetasin me inicialet M.H., ka aksidentuar biçiklistin e mitur me iniciale O.D., 10 vjeç, i cili u dërgua në spital, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i mjetit nuk u largua nga vendngjarja, ndërsa grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *