
Mijëra protestues u kthyen sërish para kryeministrisë për të mbyllur protestën e 38-të radhazi kundër qeverisë. Pas fjalimeve në bulevard, ku hodhën akuza ndaj kreut të qeverisë, ministrave e deputetëve socialistë, ata nisën marshimin nëpër Tiranë.
Protestuesit kanë deklaruar se nuk do tërhiqen nga kërkesat për dorëheqjen e qeverisë ndërsa gjatë marshimit u hodhën parulla të ndryshme, disa prej të cilave ishin të drejtuara ndaj kryeministrit.
Ata paralajmëruan vijimin e tubimeve edhe në ditët në vijim duke deklaruar se do vijojnë rezistencën e tyre.