Vendosni fjalën kyçe....

Zelensky kërkon prodhimin e fishekëve në Ballkan për të furnizuar Ukrainën, a hyn në lojë Poliçani?


Në samitin e Ukrainës organizuar në Tiranë ku të pranishëm ishin dhe liderët e Ballkanit Perëndimor Presidenti Volodymyr Zelensky ftoi për të bashkëprodhuar municione të cilat do i duhen Ukrainës për të ndalur dhe zbrapsur agresionin rus.

“Ne shikojmë probleme në ofertën sa i takon municioneve. Jemi të interesuar për bashkëprodhimin e municioneve me ju e partnerët tanë. Ekipi ynë do të prezantojë të gjithë detajet. Propozojmë të organizohet forum i posacëm për industrinë e mbrojtjes mes Ukrainës dhe Ballkanit qoftë në Kiev apo në një vend të Ballkanit”

Edhe në takimin me kryeministrin Rama, presidenti Zelensky artikuloi qartë kërkesën për nevojat e mbrojtjes së Ukrainës dhe prodhimin e mundshëm të armëve të përbashkëta.

 

Pyetja që lind është A hyn në lojë Poliçani?

Në website e ministrisë së mbrojtjes shkruhet se aktualisht kombinati Mekanik Poliçan aktualisht  ndërmarrja prodhon municion pistolete të tipit “Makarov” dhe “Parabellum” me kalibër 19mm. Kompania ka mundësi të mëdha për të prodhuar për popullsinë civile, sidomos prodhime fonderie hekuri dhe çeliku. Kombinati i Poliçanit ka sistem cilësie GOST.

KM Poliçan është një ndërmarrje shtetërore, e themeluar në vitin 1962, me qëllim përmbushjen e kërkesave të Forcave të Armatosura shqiptare për armatim.

Në periudhën 1962-1966 u krijua linja e prodhimit për municionin 7.62x39mm (“Kallashnikov”), municionin mortajë 82 mm, granata dore ofensive dhe difensive, si edhe mina kundër-njeri. Në periudhën 1970-1972 në godinën ekzistuese u instalua linja e prodhimit të minave kundër-tank dhe në një godinë të re u vendos linja e fishekzjarrëve 180 mm. Në periudhën 1977-1985 u krye një rikonstruksion i thellë me makineri dhe pajisje të ardhura nga Zvicra dhe Austria, për të mundësuar prodhimin e municionit kalibër 12.7x99mm dhe 14.5x51mm si edhe municion mortaje me kalibër 60, 107 dhe 120mm.