
Presidenti turk Erdogan nuk e fshehu kënaqësinë teksa dëgjoi nga presidenti amerikan Trump, se SHBA-ja do hiqte sanksionet ndaj Turqisë.
Shefi i Shtëpisë së Bardhë e bëri deklaratën gjatë takimit kokë më kokë me Erdogan ndërsa të dy po diskutonin të ardhmen e marrëdhënieve mes dy vendeve dhe ecurinë e NATO-s.
Në video Erdogan duket se nuk u beson veshëve teksa dëgjon përkthyesen duke bërë më pas gjeste me duar në shenjë kënaqësie. SHBA i vendosi sanksionet ndaj Turqisë në kohën e administratës Biden pasi Ankaraja bleu sistemet raketore ruse kundërajrore S-400.