Vendosni fjalën kyçe....

Arrestohen 11 shoferë në vend, bllokohen 39 patenta e vihen 1734 gjoba


11 drejtues mjetesh janë arrestuar nga Policia Rrugore 24 orët e fundit në mbarë vendin. Prej tyre 5 për drejtim mjeti në gjendje të dehur e 6 pasi janë kapur në timon pa leje drejtimi.

Gjatë kontrolleve janë bllokuar 39 patenta, prej të cilave 30 për drejtim mjeti me shpejtësi mbi kufijtë e lejuar dhe 9 për drejtim mjeti në gjendje të dehur ose nën efektin e alkoolit.

1734 gjoba janë vënë në mbarë vendin për shkelje të ndryshme si përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit, për parakalime të gabuara, për mospërdorim të rripit të sigurisë, për shpejtësi mbi normat e lejuara, manovra të rrezikshme në rrugë dhe mosrregullim shpejtësie, veçanërisht në qendrat e banuara, për mospërdorim të kaskës mbrojtëse në mjetet me dy rrota, si dhe për mosruajtje të largësisë së sigurisë mes mjeteve.