Vendosni fjalën kyçe....

Bie nga skela gjatë punës, ndërron jetë 50-vjeçari në Fier


Foto ilustruese

Një punëtor ka humbur jetën në Fier gjatë punës, pasi është rrezuar nga skela.

50-vjeçari me iniciale B.D, banues në Fier ishte duke punuar në banesën e shtetasit F.Y dhe u rrëzua nga skela e katit të dytë.

Njoftimi:

Sot rreth orës 11:30, në lagjen “11 Janari” Fier, shtetasi B. D., 50 vjeç, banues në Fier, duke punuar në banesën e shtetasit F. Y., ka rënë nga skela e katit te dytë.

Si pasojë e dëmtimeve të mara, shtetasi B. D ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Fier.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *