Vendosni fjalën kyçe....

Aeroporti i Tiranës jep njoftimin: Qytetarët e bllokuar në Zyrih do mbërrijnë sot në Rinas


Aeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza”, ka njoftuar se është zhbllokuar fluturimi nga Zyrihu në Tiranë.

Prej dhjetëra orësh, qindra pasagjerë shqiptarë janë bllokuar në Zyrih të cilët presin të kthehen në Tiranë.

TIA njofton se fluturimi do të kryhet pasditen e sotme në orën 16:10 dhe mbërritja në Tiranë do të jetë në 18:10, ndërsa në orën 18:55 do të nisë fluturimi nga Tirana për në Zyrih.

Njoftimi i TIA-s:

Në vëmendje të të gjithë pasagjerëve që kanë mbetur në Zyrih nga fluturimi i ditës së djeshme: Ju lutem lidhuni me kompaninë Edelëeiss.
Fluturimi do të bëhet sot.
Nisja nga Zvicra parashikohet në orën 16.10 dhe mbërritja në Tiranë 18.10
Nisja nga Tirana parashikohet në orën 18.55 dhe mbërritja në Zyrih në ora 21.00.