Vendosni fjalën kyçe....

Vaksina ndaj Covid-19/ Kompana farmaceutike arrin marrëveshjen për të furnizuar BE-në me 400 milionë doza


 

Kompania farmaceutike ‘AstraZeneca’ arriti një marrëveshje të shtunën për të furnizuar deri në 400 milionë doza të një vaksine eksperimentale kundër Covid-19 për vendet e Bashkimit Evropian, e fundit në një seri marrëveshjesh, pasi shkencëtarët, qeveritë dhe kompanitë farmaceutike garojnë për të luftuar virusin.

‘AstraZeneca’ planifikon të fillojë shpërndarjen e vaksinës në vendet evropiane deri në fund të këtij viti në bazë të marrëveshjes me Aleancën Vaksinuese Gjithëpërfshirëse, të formuar këtë muaj nga Franca, Gjermania, Italia dhe Holanda.

Të gjitha vendet e tjera anëtare të BE-së do të kenë mundësinë të marrin pjesë në të njëjtat kushte si anëtarët origjinalë të aleancës.

Kostoja e bërjes së vaksinës, e cila u zhvillua nga Universiteti i Oksfordit, pritet të kompensohet nga fondet nga qeveritë.

“Kjo marrëveshje do të sigurojë që qindra miliona evropianë të kenë qasje në vaksinat e Universitetit të Oksfordit pas miratimit”, tha CEO-ja i kompanisë ‘AstraZeneca’, Pascal Soriot në një deklaratë.

Marrëveshja është e fundit në një seri marrëveshjesh për të prodhuar vaksinën – edhe pse nuk është e sigurt se do të funksionojë për të parandaluar koronavirusin e ri.