Vendosni fjalën kyçe....

Ujqërit e “qendrës së biznesit STAR”. Historia shokuese e një mega-mashtrimi me dy “djem te shkathët” dhe mijëra viktima (Faksimile)


“Ujku i Wall Street-it” në versionin kinematografik është një histori e mirë amerikane e presidentit “90. Në Shqipëri, në Tiranë versioni shqiptarët e historisë është përsëritës i kufizuar njëlloj me protagonistë pothuajse po aq i rafinuar.

Ky është rasti i ’90, Jordan Belfort u bë strumbullari më i famshëm i bursës dhe i financave amerikane, si mashtrues i shkëlqyer që me një tufë komplotuesish nga Wall Street krijoi një zyrë të stërmadhe në Long Island duke mashtruar mua mijera fatkeqë amerikanë, në Tiranë dy tipa të shkathët risollën skemën amerikane me të ushtin sistematik mashtrimi, por më të sofistikuar dhe më shumë ofrojë ose ahengut të shfrenuar amerikan.

Qendra e Biznesit STAR u shfaq si logo në bulevardin Shtoni në ish-godinë se gazetë “Zëri i Popullit”, tani më parë është një universitet privat me përfaqësues JUSTINIANI.

Universiteti u mbyll dhe dy djem i shkathët, Olsi Ibro dhe Arben Meskuti (emigrant i SHBA nga USA) krijuan qendrën me një konglomerat kompanish me një aktivizim financiar për mbledhjen e parave dhe pronave nga qytetarët e fshatarë të zonave rurale Shërbimet e mikrokredive dhe të tjera më pas të detyrimeve të shumëfishuara.

Qendra me shumë kate të pajisura me survejim dhe analizë të rreptë të çdo individi që futet dhe del që aty, mban brenda saj një zinxhir kompanish të lidhura me njëra-tjetrën të mikrokreditit, avokatisë, noterisë, përmbarimit, imobiliare, kontabilitet-financë dhe mbledhjes së detyrimeve apo borxheve.

Micro Credit Albania (MCA), ADCA, ZIG, FLASH, FS, Re/Plus, Re/Max, Final, Consulting Company si konglomerat kompanish të krijuara nga familja Ibro dhe Meskuti mbajtën si satelitë të përkohshëm të punësuar me qindra punonjës sezonalë, me dhjetra të rinj dhe të reja të keqpaguar, të cilët u bënë ingranazhet e funksionimit të skemës “STAR”.

Të gjitha kompanitë u kontrolluan drejtpërdrejt familjarisht nga Elda Ibro, Olsi Ibro, Arben Meskuti, Yllka Meskuti, Ernela Cuberi dhe Indrit Cuberi.

Qendra e Bisnesit STAR u bë godina e mijëra historive fatkeqe ku njerëzit e shumtë nga e gjithë Shqipëria hynë dhe dolën të zhvlerësuar, të mashtruar, të zhveshur nga paratë, dinjiteti dhe nga besimi se shteti funksionon apo ekziston.

MCA bleu mijëra kredi të vogla të disa bankave të nivelit të dytë. I ekzekutoi detyrimet e ketyre kredive me përmbarimin ZIG, FS, FLASH. I mbrojti në gjykata me avokatët e ADCA. I shiti pronat e pronësuara vetë me Re/Plus apo Re/Max dhe i “trembi” borxhlinjtë e MCA me borxhmbledhësit e Consulting Company.

Skema perfekte e mashtrimit të “Wall Street”-it shqiptar për 5 vite krijoi një rritje eksponenciale të aktivitetit të marrjes në pronësi të pronave, të ekzekutimit të tyre dhe parave të mijëra qytetarëve apo fshatarëve, të futjes së qindra të tjerëve në kredimarrje të detyruar dhe të blerjes së shtuar të kredive të bankave të nivelit të dytë.

Historitë e treguara nga dhjetra viktima të kësaj skeme që humbën shtëpitë, tokat, punët, por dhe shkatërruan qindra familje nga sekuestrimet e “Qendrës së Biznesit STAR” tërhoqën në fund një shkëndijë të vëmendjes shtetërore.

Ministria e Drejtësisë kallëzoi në prokurori skëmen e mashtrimit dhe kërkoi fillimin e ndjekjes penale për veprat e “Mashtrimit”, “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Përvetësimit të titullit apo detyrës shtetërore” për gjithë zinxhirin e krijuar brenda “Qendrës së Biznesit STAR”.

Të dhënat tregojnë se ministria ka shkarkuar 9 përmbarues, 1 noter, 2 avokatë për shkak të zbulimit të kësaj skeme.

Eshtë kërkuar hetimi penal i 19 personave të përfshirë në këtë skemë dhe zbulimi i përmasave që kanë dëmtuar interesat e qytetarëve që ranë pre e skemave mashtruese të “Ujqërve të Qendrës së Biznesit STAR”.

Fakte të rënda dhe një material voluminoz ka shoqëruar një padi penale, që do kërkojë të kryhet një nga hetimet më të mëdha pas atij që lidhet me krimin financiar të krijimit dhe rënies së skemave piramidale në vitin ’97.

Nga të dhënat e dosjes voluminoze të dorëzuar në prokurori do zbulohen dhe qindra histori që kanë prekur për mbi 5 vite pjesën më vulnerabël të shoqërisë shqiptare.

Llogaritet të thirren mbi 5.000 dëshmitarë viktima të skemës së mashtrimit financiar të krijuar në Qendrën e Biznesit STAR. Me mijëra prona janë ngrirë për shkak të këtij hetimi financiar.

Me mijëra llogari bankare mbeten të sekuestruara nga skema gjigande e mashtrim sekuestrimit publik.

Bankat prej disa vitesh po shohin në heshtje viktimat që i shitën tek dy matrapazët e kredive, të pafuqishme të ndihmojnë askënd. Lista e viktimave është aq e gjatë sa njoftimi masiv i emrave, familjeve dhe kompanive të cënuara nga mashtrimi mendohet se mund të krijojë një revoltë publike.

Autoritetet po mendojnë se si ta plangosin në heshtje një turmë që mund të jetë prej 50.000 frymësh. Shpresa e tyre mbetet që ajo të izolohet në prokurori apo gjykatë.

Por listën, qytetarët apo fshatarët duhet ta identifikojnë. Duhet të njohin të vërtetën e mashtrimit të tyre. Duhet të njohin edhe ujqërit që i futën në këtë skemë. Në USA, fundi i saj dihet. E kemi parë në film dhe lexuar në libër. Në Shqipëri vetëm sot po flitet me zë të plotë, Ditën për diell!

VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e Gazetadita


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *