Vendosni fjalën kyçe....

Shtohen tensionet në Mesdhe, Turqia nis shpimin për hidrokarbure pranë Qipros


Ministri turk i Energjisë, Fatih Donmez, tha se anija “Yavuz” do fillojë shpimin e depozitave të hidrokarbureve pranë brigjeve të Qipros “sot ose nesër”, në atë që Nicosia thotë se është një “përshkallëzim serioz” nga Ankaraja.

Zona në fjalë, Morphou-1, përfshihet në Bllokun 7 të EEZ të Qipros, ku Nikosia tashmë ka nënshkruar marrëveshje me kompaninë franceze “French Total” dhe atë italiane “ENI” për eksplorimin e hidrokarbureve në det të hapur.

Deklarata e Donmez vjen teksa Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias, mbërriti në Qipro përpara një takimi të Këshillit të Punëve të Jashtme të Bashkimit Evropian më 14 tetor.

Ai gjithashtu vjen dy ditë pasi Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, tha se Uashingtoni i bëri të qartë Ankarasë se “shpimi i paligjshëm është i papranueshëm”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *