Vendosni fjalën kyçe....

Ndërron jetë Banks, portieri legjendar


Portieri fitues i Kupës Botërore më 1966, Gordon Banks ka ndërruar jetë në moshën 81-vjeçare pasi humbi betejën me kancerin.

Mediet britanike raportojnë se Banks pati disa beteja me kancerin e veshkave dhe në muajt e fundit ishte duke kaluar momente të rënda gjatë kimioterapisë.

Banks ka tre fëmijë dhe ndërroi jetë pranë tyre dhe bashkëshortes.

“Me trishtim të madh njoftojmë se Gordoni vdiq paqësisht brenda natës. Ne jemi të shkatërruar që e humbëm, por kemi shumë kujtime të lumtura dhe jemi shumë krenar për të “, njoftoi familja.

Banks qe portier i disa klubeve britanike si Lester, Stok etj.

 

 

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *