Vendosni fjalën kyçe....

Meta letër Ruçit: Kandidatura e Shehut e përshtatshme për kreun e KLSH-së, ndaloni presionin politik ndaj presidentit.


Pas dekretit me emrin e ri për kreun e KLSH-së, presidenti Meta i ka dërguar një letër Kuvendit. Kreu i shtetit sqaron historikun e emrave të propozuar prej tij për KLSH-në dhe rrëzimin e të gjithëve nga ana e shumicës.

Bëhet fjalë për kandidaturat e Vitore Tushës, Bahri Shaqirit e Vitore Tushës. Meta thekson se pak ditë më parë, kreu i Kuvendit, Ruçi i ka dërguar atij një letër për propozimin e një emri për kreun e KLSH-së brenda afateve kushtetuese.

Meta vëren se kjo letër është shoqëruar me një fushatë publiciteti lidhur me nismën ligjore që do marrë Kuvendi për të emëruar një zv.kryetar të KLSH-së në krye të saj duke e justifikuar këtë si zhbllokim të situatës.

Presidenti thekson se kjo veprimtari ka për qëllim ushtrimin e presionit politik ndaj tij me qëllim që ai të propozojë në krye të KLSH-së një kandidaturë që e kërkon prej kohësh shumica.

Kreu i shtetit thekson se Kuvendi ka përgjegjësinë kryesore për gjendjen ku ndodhet vendi pa Gjykatë Kushtetuese funksionale e pa Gjykatë të Lartë funksionale.

Presidenti thekson se ‘çdo veprimtari e mëtejshme me paraqitje nismash legjislative, me qëllim kapjen e institucioneve të pavaruara apo ushtrimin e presionit politik ndaj institucioneve të tjera, nuk bën gjë tjetër veçse provon faktin që tre kandidaturat e mëparshme të propozuara nga Presidenti i Republikës, janë rrëzuar pa të drejtë nga Kuvendi, me qëllim që të propozohet një kandidaturë që gëzon mbështetjen e mazhorancës në mënyrë që mazhoranca të kontrollojë po veten e saj?!’

Në fund Meta thekson se i ka kërkuar kreut të KLSH-së, Bujar Leskaj, që të qëndrojë në detyrë në respekt të Kushtetutës e ligjit deri në zgjedhjen e kreut të ri të institucionit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *