Vendosni fjalën kyçe....

Dorëhiqet kreu i degës së Rithemelimit në Fushë Krujë


Kreu i degës së Rithemelimit në Fushë Krujë, Staba Stafuka, ka njoftuar sot dorëheqjen nga funksionet drejtuese.

Ai thekson se bashkëpunimit të nisur që prej vitit 1991 i ka ardhur fundi duke e cilësuar dorëheqjen si vendimin më të vështirë të marrë ndonjëherë.

Sipas Stafukës, marrëdhënia e bashkëjetesa partiake nuk po shkon në favor të bashkimit e fitores, e për këtë arsye ai ka vendosur të tërhiqet duke theksuar se demokratët meritojnë më shumë.

Arsyet e vërteta të dorëheqjes së tij nuk dihen megjithatë sipas Shqiptarja, shkak për këtë është bërë përplasja me kandidatin e Rithemelimit për kryetar bashkie në Fushë Krujë, Agron Loka.

“Të nderuar demokratë të Krujës, Fushë-Krujës, Niklës, Thumanës, Bubqit, Malësisë. Dua të shpreh falënderimin për të gjithë ju që kam bashkëpunuar në kohet më të vështira të drejtimit të PD që nga viti 1991 deri sot dhe kurrë nuk jam tradhtuar dhe kurrë nuk ju kam tradhtuar sepse mes nesh ka pasur vetëm një marrëdhënie sinqeriteti dhe besimi. Sot dua t’ju them se kam dhënë dorëheqjen nga të gjitha funksionet drejtuese të PD në Degën Fushë-Krujë. Ky ishte vendimi im më i vështirë që kam marrë në jetë, por kur marrëdhënia dhe bashkëjetesa partiake nuk shkon në favor të bashkimit dhe qëllimit të fitores, e gjykoj të arsyeshme që duhet të bëjë një hap pas sepse demokratët meritojnë me shumë. I juaji, me respekt Sabah Stafuka.” – ka shkruar Stafuka në Facebook.